Një 50-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi kërkohej nga drejtësia italiane për trafik droge. Bledar Mansaku rezultonte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në vitin 2024 ishte dënuar nga autoritetet italiane me 7 vite burg, për përfshirje në trafikim të lëndëve narkotike. Pas informacioneve të siguruara nga policia, u bë e mundur gjetja dhe ndalimi i tij në kryeqytet. Ndërkohë, pritet ekstradimi i 50-vjeçarit drejt Italisë, ku do të vuajë dënimin e dhënë nga drejtësia vendase.