Uniformat blu të Tiranës ka arrestuar një 48-vjeçar të shpallur në kërkim. Shtetasi me iniciale O.J rezulton i hetuar nga SPAK dhe i dënuar me burg për disa vepra penale të ndryshme. GJKKO ka caktuar ndaj tij dënimin me 6 vite e 8 muaj heqje lirie për veprat penale grup i strukturuar kriminal, prodhim e shitje narkotikesh dhe kryerja e veprave penale nga organizata kriminale. Operacioni policor i koduar “Tempus” u finalizua pas punës së organizuar pas informacioneve të marra nga inteligjenca që tregonin vendodhjen e shtetasit të shpallur në kërkim. Ai u vu në pranga nga Sektori i Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin.