Një 42-vjeçar me inicialet D.H. nga Tirana është arrestuar nga policia pas dyshimeve se ka shfrytëzuar një shtetase të mitur për prostitucion. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë ndërmarrë veprime të menjëhershme pas kallëzimit të depozituar, duke organizuar një hetim për dokumentimin ligjor të rastit dhe vënien e autorit para përgjegjësisë penale.