Ermal Luku ka rënë në prangat e policisë së Durrësit pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të operacionit ndërkombëtar antidrogë, të koduar “Tornado”. Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, të zhvilluara nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, ka finalizuar një tjetër operacion. 41-vjeçari u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali.