Një 37-vjeçar është arrestuar në flagranc nga policia e Fierit në kuadër të megaoperacionit “Tempulli 2” pasi kishte përgatitur doza kokaine për t’i shitur në qytetin e Roskovecit. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier kanë vijuar gjatë mbrëmjes së djeshme dhe gjatë natës, kontrollet në të gjithë territorin e qarkut. Nga këto kontrolle, si dhe nga mbështetja e informacioneve të inteligjencës policore, u vu në pranga shtetasi E. Xh., 37 vjeç, banues në fshatin Kuman.