Policia ka vënë në pranga një 29-vjeçar në Fier, i shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë. Fogert Çuko, pas një sherri për motive të dobëta, përplasi me makinë një 45-vjeçar dhe bashkëshorten e tij, ngjarje kjo e ndodhur në muajin shkurt. Fatmirësisht, bashkëshortët nuk pësuan dëme fatale, teksa pas ngjarjes morën ndihmë mjekësore, duke kaluar rrezikum për jetën. Rasti i është dërguar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme, ndërsa i riu akuzohet për veprat penale Vrasje e mbetur në tentativë”.