Një shqiptar është kapur nga policia italiane, teksa po trafikonte me makinën e tij katër shtetas klandestinë, të cilët ishin bashkëatdhetarë të tij. Patrullat e policisë italiane e pikasën të dyshuarin teksa po qarkullonte në rrugë, ndërsa nga verifikimet e mëvonshme rezultoi se të gjithë pasagjerët ishin emigrantë të paligjshëm, të cilët ishin dëbuar nga Franca, Italia, Hungaria dhe Serbia.