Policia e Vlorës ka identifikuar dhe arrestuar një person, i cili dyshohet të jetë autori i vjedhjes së një shume parash në ambjentet e një kazinoje në këtë qytet. Ai dyshohet dhe për plagosjen me thikë të një 41-vjeçareje, kryer në bashkëpunim me një shtetase tjetër. Konkretisht sipas hetimeve të kreyera, dyshohet se i arrestuari më datë 1 shtator ka vjedhur 150 000 lekë në ambientet e një kazinoje në Vlorë.