Tre shqiptarë janë arrestuar nga policia greke, nën dyshimin se i përkasin një grupi kriminal që kreu një atentat me armë zjarri në Selanik, ngjarje e shënuar në orët e para të mëngjesit me 3 shtatar. Gentian Cipi 39 vjec, me precedentë penalë në Shqipëri, Enea Basholli 30 vjec dhe Kleo Topa 23 vjec, të tre nga Korca u arrestuan në Selanik, si persona të dyshuar për plagosjen me armë zjarri të një 25 vjecari grek, i cili mori plumb në kraharor dhe në dorë. Personi që qëlloi me armë ishte Gentian Cipi, teksa pas ngjarjes, tre të dyshuarit janë larguar me automjetin në pronësi të Enea Bashollit.