Tre persona janë vënë në prangat e policisë së Tiranës për hedhje të shisheve të molotovit drejt Bashkisë së kryeqytetit, dhe për dhunë të ushtruar ndaj punonjësve të policisë. Dy 18 vjecaret Kevin Vidrica dhe Bernard Metaliaj si dhe Franci Kaloshi u arrestuan nga uniformat blu të kryeqytetit ndërkohë që 4 të tjerë po hetohen në gjendje të lirë, sa i përket veprimeve të kryera mesditën e së premtes gjatë protestës përpara Bashkisë.