Tre shtetas kroatë u arrestuan në pikën kufitare Bezdan, midis Kroacisë dhe Serbisë, pasi atyre iu gjet një kokë rrufepritëse. Ministria e Brendshme e Serbisë konfirmoi për gazetën serbe, Blic, se koka rrufepritëse u gjet gjatë kontrollit në kufi, në bagazhin e një makine “Audi”, në dalje nga Serbia. Tre shtetasit kroatë janë tani të dyshuar për veprën penale të futjes së substancave të rrezikshme në Serbi. Ata do të merren në pyetje në Prokurorinë Themelore Publike të qytetit të Somborit. Portali lokal, SOinfo, shkruan se prania e një “sasie të konsiderueshme” të lëndëve radioaktive u pikas nga sensorët e vendosur në pikën kufitare.