Dy persona të shpallur në kërkim nga policia, u arrestuan këtë të premte në Elbasan. Në kuadër të operacionit policor të koduar "Center", u kapën dhe ndaluan shtetasit Mariglen Alterziu dhe Alfred Sina. 36 vjecar Mariglen Alterziu, me banim në Elbasan, akuzohet për veprën penale “Vjedhja” nga Gjykata e Rrethit Gjyqsor Elbasan. E njëjta Gjykatë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, për 30 vjecarin Alfred Sina.