Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane, pasi janë kapur teksa transportonin në makinën e tyre lëndë narkotike të llojit kokainë. Lënda narkotike u zbulua e fshehur në motorin e makinës nga efektivët e policisë gjatë një postblloku të organizuar nga fqinjët, pas disa lëvizjesve të dyshimta të dy shqiptarëve.