Policia turke arrestoi të dielën 5 persona për disa komente ndaj presidentit të vendit, Recep Tayyip Erdogan, të cilët u tallën me faktin se ai është infektuar me Covid-19. Sipas gazetës turke “Hürriyet”, departamenti i krimeve kibernetike hetoi 36 profile nëpër rrjetet sociale dhe urdhëroi arrestimin e 8 personave, por deri tani janë zbatuar vetëm 5 urdhër-arreste. Emri më i njohur mes të arrestuarve është Derya Büyükuncu, notar olimpik që është tërhequr që nga viti 2012 dhe i famshëm për pjesëmarrje në spektakle të ndryshme televizive në Turqi.