Policia e Vlorës ka goditur një tjetër grup i cili transportonte emigrantë kundrejt fitimit për të kaluar ilegalisht në vendet e BE-së. Katër persona kanë rënë në prangat e policisë së Himarës, pasi akuzohen se po transportonin me një mjet furgon, 29 emigrantë. Si rezultat i operacionit policor të koduar “Border”janë arrestuar Fatos Hasaj, 48 vjeç, Martin Fusha 32 vjeç, Besar Fikaj 18 vjeç dhe Kol Qershia 36 vjeç. të katërt banues në Shkodër.