Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë Kufitare në Kapshticë, pasi në automjetin e tyre janë gjetur armë zjarri dhe municione, me qëllim trafikimin e tyre nga Shqipëria në drejtim të Greqisë. Në pranga kanë rënë një 41-vjeçar i identifikuar si Xhimi Hoxha, i dënuar më parë për veprën penale “Moskallëzimi i krimit” dhe 40-vjeçarin Miklovan Veliu, të dy banues në Tiranë. Shërbimet e Policisë Kufitare ndaluan automjetin tip "Benz" me drejtues Xhimi Hoxhën dhe pasagjer Miklovan Veliun.