Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike finalizon pas një pune të mirëfilltë hetimore, operacionin policor të koduar "Vakum". Ushtronin veprimtarinë e paligjshme të vënies së basteve sportive, nëpërmjet celularëve, vihen në pranga 2 shtetas, procedohet në gjendje të lirë 4 të tjerë. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale, 5 celularë që shërbenin për këtë veprimtari të paligjshme