Nga opozita akuzojnë se Sokol Idrizaj, ish-shoferi i kreut të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Ardi Veliu, ka kaluar trarët e doganave pa u kontrolluar duke përdorur emrin e ish-drejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit. Aktiviteti ka nisur që në vitin 2019 në kohën e pandemisë dhe për vite të tëra ka kaluar i pa shqetësuar për shkak të përfshirjes në trafik të policëve e doganiereve, dhe të lidhjeve të Sokol Idrizajt me “shefin e madh”, Ardi Veliun.