Arrestimi i tashmë kryebashkiakut të Himarës, Fredi Bejleri nga ana e policisë shqiptare dhe mbajtja e tij në burg, ka bërë që të krisen disi raportet mes Shqipërisë dhe Greqisë. Pas vendimit për të mos e lejuar belerin ëpr të marrë pjesë në ceremoninëe betimit dhe marrjes së detyrës si kryetar i bashkisë së HImarës, Greqia ka reaguar nëpërmjet ambasadës së saj në Tiranë. Mesazhi nga Athina për Tiranën ishte i qartë: Ndalimi i vazhdueshëm i kryebashkiakut të zgjedhur etnik grek të Himarës në Shqipëri do të jetë një gjemb në këmbë në marrëdhëniet greko-shqiptare për disa të ardhmen.