4 shqiptarë dhe një pakistanez janë arratisur nga stacioni I policisë së Hanias në Kretë. Të burgosurit ishin transferuar nga Athina, pasi do të kryenin dënimin në burgun e Agjias dhe përkohësisht ndodheshin në stacionin qëndror të policisë. Ngjarja u regjistrua mbrëmjen e së dielës, kjo dhe për faktin se drejtoria e burgut nuk funksionon në fundjavë.