Një arratisje spektakolare, mund të konsiderohet ajo e të dënuarit Bekim Memeti, i cili u arratis nga burgu i Idrizovës, këtë të premte. I dënuar me 40 vite burg për vrasje, Memeti duket se e kishte menduar në detaje arratisjen. Ky I fundit lëndoi veten e tij me sende të forta brenda në qeli, në mënyrë që ta transportinin në spital, ku më pas do të ndihmohej nga disa persona për tu arratisur.