Zbardhen detaje të reja nga arratisja e katër shqiptarëve dhe një pakistanezi nga paraburgimi i Hanias, në Kretë ku ndodheshin në pritje të transferimit për në një burg rural të po te njëjtit qytet. Mediat greke bëjnë me dije se katër shqiptarët e arratisur janë Mateo Barjami nga Mollasi i Kolonjes, Bledar Frrokun, 34-vjec nga Shën Kolli i Lezhës, Ardian Meta, 32 vjec nga Divjaka, dhe Olsi Prifti, lindur ne Lushnje e banues ne Dropull, Gjirokastër. Këta emra përfunduan në duart e policisë Helene, për trafik droge, vrasje dhe organizatë kriminale,