Policia greke mundi të ndalojë dy të mitur romë,njëri me shtetësi greke dhe tjetri me shtetësi shqiptare në një automjet të ngarkuar me 67 kg kanabis. Sipas policisë së Janinës, departamenti i anti drogës kishte informacion për transportin e lëndës narkotike. Sapo patrullat e policisë pikasën një automjet në të cilin ndodheshin dy autorët e dyshuar, iu bëri atyre shenjë të ndalojnë.