Biletat e fluturimeve me një drejtim, jashtë rusisë, janë shitur me shpejtësi drite të mërkurën pasi presidenti Vladimir Putin urdhëroi mobilizimin e menjëhershëm të 300 mijë rezervistëve. Njoftimi i Putinit, i bërë në një fjalim televiziv herët në mëngjes, ngriti frikën se shumë rusë në moshën e duhur për luftime, nuk do të lejohen më të dalin nga vendi.