Katër shqiptarë të arrestur në Britani, pasi u kapën me lëndë narkotike të llojit kanabis, u dënuan me 84 muaj burg në total. Eneo Kambeti 24 vjec, 28-vjeçari Eriton Qato, Esat Qama, 25 vjeç dhe Eduart Rrampushaj 37 vjec, u vendosën në pranga nga policia britanike. Tre nga shqiptarët, po qarkullonin me një furgon pranë Lancashire, kur u ndaluan nga policia. Këta të fundit kishin marrë informacione se disa persona të dyshimtË, ngarkonin një furgon në Market Place, Ëorkington.