Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dorëzoi të shtunën në parlament listën me emrat e kandidatëve për ministra dhe zëvendës-ministra pas marrëveshjes me Aleancën për Shqiptarët për t’iu bashkuar koalicionit qeveritar. Parlamenti mblidhet të hënën për miratimin e kabinetit të riformatuar. Marrëveshja siguron shumicën në parlament, por nuk do të ketë mundësi për të votuar ligje e reforma që kërkojnë shumicën e cilësuar prej dy të tretave.