Moderatorja Armina Mevlani ka treguar mbrëmjen e djeshme në “Goca dhe Gra”, detaje nga jeta familjare kur ishte adoleshente, ku tha se e ëma ka punuar tre punë në ditë, e megjithëse nuk e shikonte shumë, e ka edukuar atë shumë mirë. Armina u shpreh se edhe vetë që në moshën 14-vjeçare ka punuar dhe megjithëse ka qenë fëmijë i vetëm nuk është llastuar por është mësuar me disiplinën e punës.