"Armët nga Irani kërcënojnë gjithë rajonin", tha ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe, James Cleverly. Ai akuzoi Iranin për "përhapje të gjakderdhjes" dhe premtoi se do të punojë me aleatët për t'iu kundërvënë Teheranit. Ukraina dhe aleatët e saj perëndimorë e kanë akuzuar Iranin se ka furnizuar Rusinë me dronë, që sipas tyre, Moska i ka përdorur javët e fundit për të kryer sulme në Ukrainë.