Dërgimi në Ukrainë i disa armatimeve amerikane mund të realizohet pasi mandati i Presidentit Joe Biden të përfundojë në janar, i thanë Zërit të Amerikës zyrtarë të Pentagonit, duke theksuar se do të duhet kohë që disa kapacitete të mbërrijnë në Ukrainë. "Siç e dini, disa pajisje dhe disa sisteme mund të arrijnë në Ukrainë shumë shpejt dhe ju e keni parë këtë të ndodhë brenda disa ditëve ose javëve. Ndonjëherë, zgjat më shumë ... dhe mund të jetë më shumë se javë, mund të jenë muaj", tha zv.sekretarja e Shtypit e Pentagonit, Sabrina Singh për Zërin e Amerikës.