Të tjera detaje kanë ndarë mediet serbe për arrestimin e Milan Radioçiç në Serbi, dhe akuzat me të cilat ky I fundit pritet të përballet. Sipas medieve serbe, Radoiçiç akusohet për veprat penale “prodhimit të paligjshëm, posedimit, bartjes dhe trafikimi i armëve të zjarrit dhe lëndëve shpërthyese “ por edhe për vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme. Urdhri për kryerjen e hetimeve përfshin disa persona të panjohur për momentin, të cilët akuzohen për veprën penale të krimeve të rënda kundër sigurisë së përgjithshme.