Pasi Rusia konfirmoi vendosjen e armëve bërthamore taktike në Bjellorusi, "ne duhet të jemi të përgatitur për çdo gjë”. Ka qënë ky paralajmërimi i kryetares së Parlamentit Evropian Roberta Metsola për mediat rumune në një intervistë. Metsola tha se presidenti rus Vladimir Putin po sillte armët bërthamore më afër territorit të NATO-s. “Kjo lëvizje është në thelb një përshkallëzim pasi Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi një urdhër arresti ndërkombëtar, një mesazh i paprecedentë, jashtëzakonisht i fortë," tha ajo.