Rusia lëshoi raketa dhe dronë mbi Ukrainë, mëngjesin e të hënës, duke zgjuar Kievin dhe gjysmën lindore të vendit, disa orë pas përfundimit të armëpushimit njëditor të Pashkëve të shpallur nga presidenti rus Vladimir Putin. Nuk ka raporte të menjëhershme për të lënduar apo dëme të konsiderueshme nga sulmet, thanë zyrtarët rajonalë ukrainas në mediat sociale. Forcat ajrore të Ukrainës thanë se Rusia lëshoi 96 dronë dhe tre raketa në sulmet gjatë natës mbi Ukrainë, duke shkaktuar dëme në rajonet Kharkiv, Dnipropetrovsk dhe Cherkasy. Njësitë e mbrojtjes ajrore rrëzuan 42 dronë rusë dhe 47 dronë të tjerë u devijuan.