Arben Koçi u vendos në pranga nga policia e Tiranës në kuadër të operacionit ‘Sundimi i Ligjit’. 40 vjeçari u kap në automjet me një armë zjarri pistoletë me municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin.