Një arsenal armësh është zbuluar në Elbasan, në banesën e Luis Gaxhit, të cilat dyshohet se do përdoreshin për ezkekutimin e personave për llogari të grupeve kriminale. Policia thotë se në pranga është vënë 37-vjeçari Luis Gaxhi, lindur dhe banues në Elbasan, si dhe Rigers Spahiu, 37 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan për veprat ‘Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës’ dhe ‘Përkrahja e autorit të krimit’.