Media shtetërore e Koresë së Veriut ka thënë se dy raketa të reja të mbrojtjes ajrore janë lëshuar në një testim të mbikëqyrur nga udhëheqësi i vendit Kim Jong Un. Armët kishin "aftësi superiore luftarake" dhe përdornin një "teknologji unike", tha Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve, KCNA, pa dhënë më shumë detaje.