Tre persona janë arrestuar dhe dhjetë të tjerë po hetohen në gjendje të lirë me akuzat e shpërndarjes së drogës dhe armëmbajtjes pa leje. Bilanci është nga dy operacione të ndërmarra nga policia e Tiranës dhe ajo e Lushnjes. Në kryeqytet, efektivët e Komisariatit numër 2 kanë arrestuar dy persona në kuadër të operacionit të koduar “Dyshja”. Bëhet fjalë për Elis Xherahun dhe Erdit Tefhasanin, të dy banues në Tiranë, të cilët u kapën në flagrancë me armë dhe drogë.