Një 28-vjeçar është arrestuar këtë të diel nga policia e Beratit, pasi blutë i gjetën në banesë municion, armë të ftohta, si dhe veshje dhe sende si të Policisë. Gjatë kontrollit të banesën dhe automjetin e të riut me inicialet F.D., policia i gjeti, veshje dhe fenelina si të Policisë, 2 armë të ftohta, thikë dhe përforcues grushti, municion luftarak dhe një armë gjahu, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale