Policia e Fierit ka arrestuar në flagrancë një 31-vjeçar dhe ka proceduar në gjendje të lirë kushëririn e tij të mitur pasi mbanin në banesa armë dhe lëndë narkotike. Në kuadër të operacionit 'Gorishova' u arrestuar 31-vjeçari Arti Seitaj, banues në Fier dhe u vu nën hetim në gjendje të lirë një 16-vjeçar, (kushëri i të arrestuarit).