Presidenca e Kosovës ngre alarmin se armatimi i pandalshëm të Serbisë, rrezikon paqen në rajon. Serbia ka prezantuar të shtunën sistemin e përsosur raketor kinez, që ka nxitur shqetësime në rajon dhe Perëndim. Në ekspozimin e armëve të reja, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçic, ka thënë se ato nukjanë kërcënim për askënd”, por se vetëm përfaqësojnë “parandalim ndaj sulmeve të mundshme.