Shqipëria do të ketë në dispozicion të saj 3 dronë bayraktar, marrëveshja për të cilët është firmosur së fundmi mes qeverisë shqiptare dhe Turqisë për blerjen e tyre. I pranishëm në këtë takim ishte edhe Kryeministri Rama, i cili në fjalën e tij, tha se ishte tepër e vështirë që të realizohej një marrëveshje e tillë, por sipas tij, mjafton të jesh në anën e duhur, ndërsa e konsideroi si tepër të rëndësishme atë për marrëdhënien dypalëshe, Shqipëri – Turqi, veçanërisht në fushën e mbrojtjes.