Që prej të shtunës në mbrëmje, kur edhe e dërgoi në nominim bashkë me Oltën dhe Kristin, Luizi ka vënë në qendër të sulmeve të tij Armaldon, duke I kujtuar vazhdimisht se do të jetë ai që do të lërë shtëpinë të martën. Debati mes të dyve nisi që në darkën pas emisionit të të shtunës, ku Luizi e provokoi duke i thënë të bëjë prova, pasi të mërkurën do të paraqitet në punë.