Top News/ Arma ‘top secret’ e Rusisë / E vendosur në Kaliningrad, rrezikon fluturimet civile
04/02/2024 14:22

Një armë elektronike sekrete e rusisë, e vendosur në Kaliningrad, ka bllokuar teknologjinë GPS në fluturime dhe lundrime përgjatë skajit lindor të NATO-s, druajnë shërbimet perëndimore të Inteligjencës. Ka patur ndërprerje në drejtimin me GPS të trafikut ajror dhe detar në finlandë, vendet baltike dhe poloni, sipas shefit të ushtrisë estoneze. “Ajo që ne kemi parë është një keqfunksionim i GPS-it për trafikun ajror dhe të anijeve”, thotë gjerenali Martin Harem, komandant i forcave mbrojtëse estonezë. “Dhe ne në të vërtetë nuk e dimë nëse rusët duan të arrijnë dicka apo thjeshtë po praktikojnë dhe testojnë pajisjet e tyre”, shton ai. Arma e dyshuar elektronike që shkakton këto ndërprerje, me gjasë është e vendosur në bazën ushtarake ruse në kaliningrad, enklavë kjo që ndodhet mes lituanisë dhe polonisë, sipas shërbimeve perëndimore të inteligjencës. Sistemi fiks i bllokimit, quhet Tobol dhe thuhet se është një nga më pak se dhjetë sistemet e tilla që rusia i përdor si armë. Ai raportohet se i ngjan një disku të madh satelitor por imazhet që qarkullojnë në mediat sociale nuk ofrojnë mundësinë e verifikimit. Sipas ekspertëve, mjeti përdoret si një armë mbrojtëse. Duke shkaktuar ndërprerje të GPS-it edhe në raketat precize, ai mund të bëjë që kjo e fundit të humbasë shënjestrën. Sidoqoftë, nëse arma përdoret kundër shënjestrave civile në vend të atyre ushtarake, ajo mund të shkaktojë kaos për kompanitë ajrore komerciale. Kohët e fundit janë raportuar disa incidente shqetësuese me avionët si pasojë e ndërprerjes së transmetimit GPS. Ekspertët paralajmërojnë se nëse një gjë e ngjashme i ndodh anijeve, ato mund të përplasen pasi nuk do të mund ta shohin njëra tjetrën në sistemet e lundrimit.

Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Do ju hedhim në erë, nëse bllokoni marrëveshjen!
30/03 15:21
Top News – Bllokada ekonomike nga SHBA. Rusia në krah të Kubës, i dërgon 100 mijë tonë naftë
30/03 14:25
Top Channel/ Vritet kreu i marinës iranian, Izraeli godet bllokuesin e Ngushticës së Hormuzit
30/03 14:15
Top Channel/ Dronët në treg, lufta me Iranin hap tregun për teknologjinë ushtarake të Ukrainës
30/03 14:13
Top Channel/ Spanja mbyll hapësirën ajrore, ndalohet kalimi i avionëve amerikanë që nisen për luftë
30/03 14:13
Top News – Irani nuk pranon kërkesat e Trump. Teherani rrëzon planin e paqes-Vazhdojmë me luftën!
30/03 13:32
Top Channel/ AI jep këshilla të gabuara, studimi: Chatbot-et përkëdhelin përdoruesit dhe…
30/03 12:17
Top News – Irani prezanton planin. Haraç për Hormuzin, asnjë anije nuk do kalojë pa paguar
30/03 12:09
Top News – Spanja mbyll qiellin. Madridi distancohet nga ofensiva SHBA-Izrael
30/03 12:02
Top Channel/ Miratohet buxheti i luftës, Izraeli rrit ndjeshëm shpenzimet, shmang zgjedhjet
30/03 11:51
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin, SHBA shqyrton marrjen e ishullit Kharg, nafta…
30/03 11:51
Top Channel/ SHBA presion Tajvanit, senatorët kërkojnë rritje të buxhetit ushtarak
30/03 11:50
Top News – Teherani pranon vrasjen e Tangsirit. Zotohet për hakmarrje – Do shkatërrojmë armikun
30/03 11:50
Top News – Nuk ndodhte prej shekujsh/ Izraeli ndalon meshën katolike në Varrin e Shenjtë
30/03 11:50
Top News – Baste për luftën. Majori izraelit përdori sekrete hetimore në Polymarket
30/03 11:46
Top News – Raketa drejt Izraelit. Fronti i ri i luftës, Huthët sulmojnë sërish
30/03 11:27
Top Channel/ Presidenti sirian në Berlin, Sharaa në Gjermani mes luftës dhe rikthimit të refugjatëve
30/03 11:12
Top Channel/ Lufta godet ekonominë botërore, çmimi i naftës shkon mbi 100 dollarë
30/03 11:12
Top Channel/ Izraeli bllokon Meshën/ Netanyahu tërhiqet pas reagimeve, lejon ceremoninë në Jeruzalem
30/03 11:00
Top News – Ekonomia globale në rrezik. Çmimet e karburanteve pësojnë rritje të ndjeshme
30/03 10:34