Organizata meteorologjike botërore e OKB ka certifikuar një temperaturë maksimale rekord të regjistruar në arktik. Bëhet fjalë për 38 gradë celcius, temperaturë kjo e regjistruar vitin e kaluar në Siberi. “Ky rekord i ri në arktik përfaqëson një kambanë alarmi për klimën tonë”, tha në një deklaratë shefja e agjencisë së kombeve të bashkuara, Petteri Taalas.