Kina, ekonomia numër dy në botë, është partneri më i madh tregtar i Afrikës dhe ka kërkuar të shfrytëzojë rezervat e mëdha të burimeve natyrore të kontinentit, duke përfshirë bakrin, arin, litiumin dhe mineralet e tokës së rrallë. Ajo gjithashtu ka pajisur vendet afrikane me miliarda euro kredi që kanë ndihmuar në ndërtimin e infrastrukturës shumë të nevojshme, por ndonjëherë kanë nxitur polemika duke ngarkuar qeveritë me borxhe të mëdha.