Vajza e ish-kryeministri Sali Berisha, Argita Malltezi, nuk e hedh poshtë mundësinë e përfshirjes në politikë. Në një konferencë për mediet ku publikoi versionin e saj dhe të Berishës për procesin gjyqësor ndaj ish-kryeministrit për çështjen Partizani, duke e konsideruar gjithçka politike, theksoi se nëse do të jetë e nevojshme, ajo do të pranojë të hyjë në politikë.