Arabia Saudite duket se e kishte parashikuar një skenar të tillë për luftën dhe krizën e karburantit dekada më parë. Më saktësisht 45 vite më parë. Që në vitin 1981, ajo ndërtoi një tubacion rreth 1,200 kilometra të gjatë që lidh Jubailin në Gjirin Persik me portin e Yanbu në Detin e Kuq, duke anashkaluar plotësisht Ngushticën e Hormuzit. Ky tubacion ka një kapacitet deri në 7 milionë fuçi naftë në ditë dhe u ndërtua pikërisht për të garantuar eksportet saudite edhe në rast krizash në Hormuz. Infrastruktura ka qëndruar për dekada si një alternativë strategjike dhe tani mund të përdoret për të devijuar eksportet drejt Detit të Kuq. Ndërkohë, në nivel ndërkombëtar po diskutohen masa për sigurinë e transportit detar në rajon, ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë propozuar krijimin e një koalicioni për të shoqëruar anijet në këtë korridor të rëndësishëm energjetik.