Arabia Saudite, përmes një deklarate nga Ministria e Jashtme ka njoftuar Shtetet e Bashkuara se nuk do të ketë marrëdhënie diplomatike me Izraelin nëse nuk njihet një shtet i pavarur palestinez bazuar në kufijtë e vitit 1967, që përfshijnë Jeruzalemin Lindor dhe ndalohet agresioni izraelit në Rripin e Gazës.