Që prej muajit prill, kur policia rrugore nisi të aplikonte testimin e shoferëve që konsumojnë lëndë narkotike teksa drejtojnë, janë vënë në pranga 12 persona. Aparati AquilaScan zuri në kurth një 25-vjeçar në Kombinat, I cili drejtonte automjetin nën efektin e lëndëve narkotike. Nisur nga sjelljet agresive të drejtuesve të mjeteve, Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar testet e drogës për drejtuesit e mjeteve që shfaqin sjellje agresive në rrugë dhe kundërshtojnë punonjësit e Policisë, thuhet në njoftimin zyrtar.