Top News – Apokalips flakësh! Digjet edhe Hollivudi, konfirmohen pesë viktima në Los Anxhelos
09/01/2025 11:55

Zjarret që kanë shpërthyer përreth Los Anxhelosit janë përhapur edhe në Hollivud Hills, teksa nga kjo fatkeqësi natyrore janë vrarë të paktën pesë persona dhe janë shkatërruar qindra shtëpi. Më shumë se 100.000 persona janë urdhëruar që të evakuohen, përderisa erërat e fuqishme po pengojnë punën e zjarrfikësve për të shuar zjarret, por edhe po përhapin flakët. “Kjo stuhi zjarri është një stuhi e madhe”, tha kryebashkiakia e Los Anxhelosit, Karen Bass gjatë një konference për shtyp. Një vatër e re zjarri ka shpërthyer në Hollivud Hills të mërkurën mbrëma, tha shefi i zjarrfikësve, Kristin Croëley, duke detyruar më shumë banorë që të evakuohen. Departamenti i zjarrfikësve në Los Anxhelos ka lëshuar urdhra për evakuimin e banorëve nga zona brenda Hollivud Bulevard në jug, në Mulholland Drive në veri, në autostradën 101 në lindje e deri në Lauren Kanion Bulevard në perëndim. Brenda kësaj zone gjendet Teatri Dobly, ku mbahet ceremonia e çmimeve Oscar. Nominimet për Oscar, që ishin paraparë të bëheshin javën e ardhshme, janë shtyrë për dy ditë për shkak të zjarrit, thanë organizatorët. Në pjesën perëndimore të Los Anxhelosit, autoritetet thanë se janë djegur 6.406 hektarë dhe qindra struktura. Ndërkaq, në lindje janë djegur 4.289 hektarë, 1.000 struktura dhe janë vrarë të paktën pesë persona, thanë zyrtarët. Tre persona po ashtu janë arrestuar për plaçkitje, sipas policisë. Dëmet e shkaktuara nga zjarri dhe humbjet në ekonomi vlerësohet të jenë miliarda dollarë. “Ne po përballemi me një fatkeqësi natyrore të përmasave historike”, tha drejtori i menaxhimit të emergjencave në Los Anxhelos, Kevin McGoëan. Edhe pse parashikuesit e motit kanë parashikuar që fuqia e erërave do të bjerë, kushtet e rrezikshme atmosferike pritet të vazhdojnë deri të premten. Pothuajse 300.000 shtëpi dhe biznese mbetën pa energji në Los Anxhelos të mërkurën, teksa shkollat janë të mbyllura. Përmasa e zjarreve ka bërë që zjarrfikësit të përballen me vështirësi dhe të punojnë përtej kapaciteteve të tyre. Zjarrfikës nga gjashtë shtete të tjera janë nisur drejt Kalifornisë për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve. Zjarrfikësit në Los Anxhelos kanë thënë se tani po përballen edhe me mungesë të ujit, teksa po vazhdojnë përpjekjet e tyre për shuarjen e vatrave të zjarrit.

Top Channel/ Udha e kryqit, Papa Leoni mesazh për luftën
03/04 23:37
Top Channel/ Çfarë fshihet pas rrëzimit të avionit amerikan në Iran? E zbulojnë analistët
03/04 23:19
Top News- SHBA në kaos në Lindjen e Mesme, dy avionë luftarakë të rrëzuar në pak orë
03/04 22:58
Top News- Irani rrëzon tjetër avion amerikan, A-10 u godit në zonën e Hormuzit
03/04 22:57
Top News- Rrëzohet F-15E-ja luftarake amerikane, Irani godet avionin e parë nga nisja e luftës
03/04 22:56
Top News- Ukraina ngadalëson përparimin e armikut, çliron tokën, shteron arkën e luftës së Rusisë
03/04 22:55
Top Channel/ Treni me 412 pasagjerë del nga shinat në Rusi, plagosen 22 persona, dyshohet se…
03/04 22:45
Top Channel/ Bombardohet ura më e madhe në Iran, Trump publikon pamjet, 8 të vdekur e 95 të plagosur
03/04 22:43
Top Channel/ Tensionet në Lindjen e Mesme, anija franceze kalon Ngushticën e Hormuzit
03/04 22:41
Top Channel/ Rrëzohet avioni amerikan në Iran, Shtëpia e Bardhë: Presidenti është njoftuar
03/04 20:04
Top Channel/ “Të hapet urgjentisht Hormuzi”, Londra takim me 40 shtete: Ftohet edhe Kosova!
03/04 11:58
Top Channel/ Irani, Trump shënjestron urat e centralet elektrike: Shkatërrimin s`e kemi nisur ende!
03/04 11:57
Top News – Miliardat e luftës me Iranin. SHBA ‘sforcon’ xhepat për konfliktin në Lindjen e Mesme
03/04 11:41
Top Channel/ Greqia goditet nga stuhia “Erminio”: Rruhët kthehen në lumenj, viktima e dëme!
03/04 11:27
Top Channel/ Nuk iu bind, Hegseth shkarkon shefin e ushtrisë së SHBA: “Po del në pension”!
03/04 11:17
Top News – ‘SHBA, krime lufte në Iran’. Letra e 100 ekspertëve të së drejtës ndërkombëtare
03/04 10:59
Top Channel/ Skandal rozë në Itali, Ministri i brendshëm lidhje me një gazetare
02/04 23:00
Top News- Trump i irrituar me kryeprokuroren për dosjen Epstein, e shkarkon nga detyra
02/04 22:58
Top News- Paralajmërimi: SHBA përballet me rreziqet më të mëdha në këto 80 vitet e fundit
02/04 22:56
Top News- Arrestohet eurodeputetja franceze: Solidarizimi me një terrorist i kushton paraburgimin
02/04 22:52