Enti Rregullator i ujit refuzoi kërkesën e tre shoqërive rajonale të ujësjellësave, që kishin aplikuar për rritjen e çmimit. Aplikimet u bënë pas ndryshimeve ligjore që mundësojnë bashkimin e ujësjellësave në shoqëri rajonale. Enti ka rrëzuar kërkesën e Ujësjellës Kanalizime qarku Elbasan, atë të Shkodrës dhe të Beratit.